Sport

Kategoria Superiore U21/ Bylisi dhe Apolonia e mbyllin javën e 13-të me fitore


Janë luajtur ditën e martë, dy sfida të Kategorisë Superiore U21, Dinamo kundër Bylisit dhe Apolonia kundër Turbinës. Ballshiotët kanë fituar me reuzltatin 0-3, ndërsa fierakët kanë realizuar poker.

Ndeshjet u luajtën për llogari të javës së 13 të Kategorisë Superiore U21, ndërsa realisht janë luajtur 12 javë të plota.

Bylisi fiton dhe rikthehet në krye të klasifikimit. Dy gola të Qardakut dhe një i Spahiut, i dhanë fitoren miqëve. Në ndeshjen tjetër për Apoloninë shënuan Zaimaj, Vasilj dy here dhe Ejoh.

Kategoria Superiore U21, kryesohet nga Bylisi me 30 pikë, ndiqet nga Laçi me 29 pikë, Vllaznia me 26 pikë, Kukësi me 24 pikë, Dinamo me 20 pikë, Apolonia dhe Teuta me 16 pikë, Turbina dhe Tirana me 15 pikë, Kastrioti me 12 pikë, Shënkolli me tetë pikë, Football Republic me katër pikë dhe Akademia e Futbollit me zero pikë.

Sulmi më i mirë i kampionatit është ai i Bylisit me 48 gola të shënuar dhe sulmi më i dobët është ai i Akademisë së Futbollit me pesë gola.

Laçi dhe Kukësi kanë mbrojtjen më të mirë me 11 gola të pësuar dhe përseri Akademia me më të dobtën, që kanë pësuar 64 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore