Përballje

Kategoria Superiore/ Kukësi shpartallon Kastriotin, mbanë hapin me Tiranën


Kukësi ka arritur një fitore shumë të lehtë përballë Kastriotit, ashtu edhe siç pritej.

Skuadra veriore e nisi ndeshjen shumë mirë, duke mos e vënë fitoren në diskutim për as edhe një sekond gjatë takimit.

Mirëpo, përkundër dominimit, u desh të pritej deri në minutën e 40-të për të parë golin e parë.

Filip Gligorov ishte ai që shënoi golin e epërsisë për veriorët.

Kur u duk se pjesa e parë po mbyllej me rezultat 1-0, Gjelbrim Taipi e shënoi të dytin për Kukësin.

Edhe pjesa e parë ishte histori e njëjtë sikur ajo e para.

Edi Basa ishte ai që në minutën e 60-të shënoi për rezultatin 3-0 për Kukësin.

Deri në fund, Kukësi kontrolloi ndeshjen shumë mirë duke mos i lënë mundësi Kastriotit për të gjetur as golin e nderit.

Kur gjyqtari po bëhej gati për të vërshëllyer për përfundimin e ndeshjes, mesfushori nga Kosova, Kreshnik Bahtiri, shënoi për 4-0.

Kukësi ngjitet në vendin e tretë me 37 pikë, gjashtë më pak se Tirana në vendin e parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore