Jetesë & Stil

Kate Winslet: mesazh për vajzat mbi peshë


Një mesazh frymëzues për qindra e mijëra vajza, gra, që shpesh nuk besojnë te vetja e tyre se mund t’ia dalin. Vajza që janë mbi peshë dhe që nuk besojnë te aftësitë e tyre dhe se jeta e tyre mund të jetë më e mirë.

Kate Winslet nuk hoqi dorë, edhe pse ishte vajza që mësuesja i thoshte “Je e denjë për rolin e vajzës së shëndoshë’’.

Kate Winslet, e dashur edhe për publikun shqiptar fitoi çmimin si aktorja më e mirë mbështetëse nga “Akademia Britanike e Filmit.”

‘’Kur isha më e re, vetëm 14 vjeç, një mësuese e dramës më tha se do ia dilja, nëse do isha e lumtur të luaja rolin e vajzës së shëndoshë.

Çdo grua e re, që është thyer, nga një mësues, mik, apo edhe nga prindërit, thjesht po të them mos dëgjo asnjë prej tyre.

Sepse kjo është ajo që unë bëra, nuk dëgjova dhe eca. I tejkalova frikërat e mia dhe tejkalova çdo pasiguri timen. Vazhdoni ta bëni këtë, besoni në veten tuaj!

Këtë besoj se duhet të zbulojmë thellë Brenda vetes . Do t’ia dedikoja këtë çmim të gjitha grave të reja që dyshojnë te vetja e tyre. Sepse ju nuk duhet të dyshoni, ju duhet vetëm ta bëni ç’keni për të bërë!’’

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore