Jetesë & Stil

Kate Middleton, vazhdon të paraqitet me gjëra që dikur i përkisnin, Princeshës Diana


Pasi kaloi ca kohë cilësore me Dr. Jill Biden, Kate Middleton, u paraqit me një bizhuteri që dikur i përkiste, Princeshës Diana.

Dukesha e Kembrixhit u bashkua me Mbretëreshën Elizabeth, Princin Charles, Princin William dhe Dukeshën e Cornwall, në samitin e “G-7”.

Mbretëresha Elizabeth, Jill Biden dhe Kate Middleton.

Veshur me një fustan të Alexander McQueen, për tu takuar me Zonjën e Parë, ajo zgjodhi që në dorën e saj të vë, një aksesor të bardhë, i cili ishte ndër të preferuarit e Princeshës Diana.

Princesha Diana.

Princesha Diana kishte vënë byzylykun me perla me tre fije nga krijuesi Nigel Milne disa herë gjatë jetës së saj.

Pas vdekjes së saj në vitin 1997, koleksioni i saj personal i bizhuterive u trashëgua nga djemtë e saj Princi William dhe Princi Harry.

Gratë e tyre, Middleton dhe Meghan Markle, që atëherë kanë veshur shumë nga pjesët e saj, duke përfshirë këtë byzylyk margaritar dhe vathët e fluturave të Princeshës së Wales.

Madje, edhe unaza e fejesës së safirit të vetë Middleton ishte gjithashtu dikur në pronësi të Princeshës Diana.

Ndërsa, kohëve të fundit, Kate Middleton, duket se po preferon të nderojë Princeshë Diana kur bëhet fjalë për stilin e veshjes.

Javë më parë, Middleton, gjatë një vizite në Skoci, ajo u shfaq me një veshje ngjyrë blu e cila ishte identike me atë të Princeshës Diana, me të cilën kjo e fundit ishte paraqitur me 9 shtator të vitit 1992.

Kate Middleton, 2021 dhe Princesha Diana, 1992.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore