Sport

Katari presion Izraelit që të lejojë tifozët palestinezë të marrin pjesë në Kupën e Botës


Zyrtarët e Katarit kohët e fundit kanë kërkuar që Izraeli të lejojë tifozët palestinezë të ndjekin lirisht Kupën e Botës, e cila do të organizohet nga shteti i Gjirit në nëntor.

Burimet e informuara për bisedën thanë se Katari dëshiron ta paraqesë turneun e futbollit si jopolitik dhe për këtë arsye të sigurojë akses të plotë si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.

Nuk dihet ende se sa palestinezë kanë kërkuar të nisen për në Katar për të parë ndeshjet, apo nëse do të ketë fluturime direkte nga Izraeli për në këtë vend apo një nga fqinjët e tij në mënyrë që t’u mundësohet aksesi më i lehtë tifozëve.

Burimet thanë se qytetarët e Katarit bënë kërkesën e tyre si ndërmjetës midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, dhe në dritën e një incidenti disa vite më parë, në të cilin Izraeli pengoi një ekip palestinez të merrte pjesë në kualifikueset për Kupën e Azisë AFC, të zhvilluar gjithashtu në Katar.

Megjithëse Izraeli dhe Katari nuk kanë marrëdhënie të plota diplomatike, një zyrtar i lartë izraelit i tha të përditshmes “Haaretz” se të dy vendet kanë folur javët e fundit për hapjen e një zyre konsullore të përkohshme izraelite në Katar që do të funksiononte gjatë turneut.

“Ajo zyrë do t’u ofrojë ndihmë pjesëmarrësve izraelitë të Kupës së Botës në Katar, të cilët kanë hasur në probleme gjatë qëndrimit të tyre – pasaporta të humbura, arrestime dhe urgjenca të rënda mjekësore, për shembull”.

Zyra do të mbyllej pas turneut. Megjithëse marrëdhëniet Katar-Izrael janë përmirësuar ndjeshëm gjatë viteve, zyrtarët izraelitë besojnë se Doha nuk do të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Jerusalemin derisa të ketë përparim të rëndësishëm në konfliktin izraelito-palestinez.

Sipas vlerësimeve të përditësuara, rreth 10 mijë tifozë futbolli me pasaporta izraelite pritet të përfitojnë nga vizat e përkohshme për turneun dhe të bëjnë një vizitë të rrallë në vend.

Ata do të jenë nën siguri të rreptë, për të penguar sulmet terroriste apo kriminale. Ky është një numër i ulët në krahasim me vlerësimet fillestare, të cilat pritej që të merrnin pjesë 20 mijë deri në 40 mijë izraelitë. Rreth gjysmë milioni turistë priten në Katar gjatë gjithë turneut, i cili fillon më 20 nëntor dhe përfundon muajin pasardhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore