Lajme

Katari paralajmëron se përshkallëzimi izraelit mund ‘të minojë ndërmjetësimin për lirimin e pengjeve’


Katari ka shërbyer si një ndërmjetës kyç midis Hamasit dhe Izraelit, veçanërisht në drejtim të lirimit të robërve.

Ministria e atjeshme e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se “zgjerimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës për të përfshirë objekte civile, si spitalet, shkollat, qendrat e popullsisë dhe strehimoret për njerëzit e zhvendosur, është një përshkallëzim i rrezikshëm në rrjedhën e konfrontimeve”.

Diçka që “do të minonte ndërmjetësimin dhe përpjekjet për deeskalim”.

Po ashtu deklarata dënon bombardimin izraelit të kampit të refugjatëve Jabalia në Gaza, për të cilin ministria e Shëndetësisë e enklavës ka thënë se ka rezultuar në qindra të vdekur dhe plagosur.

Sipas deklaratës, një përshkallëzim izraelit “paraqit tension të mëtejshëm, dhunë dhe paqëndrueshmëri”.

Sakaq, i ka drejtuar thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mbajë përgjegjësitë e tij morale dhe ligjore” për të mbrojtur palestinezët dhe për të siguruar që Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore