Sport

Katari do të ofrojë kushte për tifozët me autizëm, gjatë Kupës së Botës


Katari do të organizojë Kupën e Botës 2022 dhe si pjesë e angazhimeve për këtë kompeticion, Komiteti i Lartë për diversitetin dhe përfshirjen në Kupën e Botës, ka planifikuar që në stadiumet e reja të krijohen lehtësi për tifozët me autizëm.

Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashgiminë, organi përgjegjës për organizimin e Kupës së ardhshme të Botës, është tërësisht i përkushtuar për të mbajtur një turne që plotëson gjithë nevojat e tifozëve me autizëm, duke e bërë “Katar 2022” një kompeticion gjithëpërfshirës dhe të larmishëm.

Për këtë arsye Komiteti ka punuar me ekspertë gjatë ndërtimit të stadiumeve, për të krijuar dhoma të posaçme për atë kategori tifozësh, duke u siguruar një mjedis ideal, për të shijuar Kupën e Botës në Lindjen e Mesme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore