Lajme

Kastrati ia le letër-dorëheqjen e Nagavcit te dera e zyrës, ajo s’përgjigjet


Qëndron Kastrati

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një aksioni simbolik te dera e zyrës së ministres Arbërie Nagavci në Ministrinë e Arsimit, ka kërkuar dorëheqjen e kësaj të fundit, pasi ajo ka shkelur Kushtetutën e Kosovës kur e ka përjashtuar reformën në Arsim të nisur nga vetë Kastrati në Kamenicë, gjersa ai ishte kryetar.

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, madje ka përgatitur edhe letrën e dorëheqjes së ministres, duke ia lënë atë te dera e zyrës.

“Sot kemi dashtë me ardhë te zonja Nagavci dhe ne e kemi përgatitur letër- dorëheqjen, ia kemi bërë gati, e kemi kryer edhe këtë punë”, është shprehur Kastrati.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Nagavci e ka shkelur tri prej dokumenteve më të rëndësishme në Kosovë, e para e ka shkelur kushtetutën e dyta e ka shkelur kartën evropiane për qeverisje lokale dhe e treta ligjin për vetëqeverisje lokale”.

Letër-dorëheqja e Nagavcit, e përgatitur nga PSD-ja

Nagavci sipas Kastratit ka arritur ta shtrembërojë vullnetin e qytetarëve të një komune duke cenuar kështu në mënyrë të drejtëpërdrejtë kompetencat e Komunës në fjal.

“Në Kosovë është ndërtuar një precedent se kur shkelet kushtetua të gjithë kanë reflektuar, Nagavci duhet të shkarkohet ose duhet të jep dorëheqje”, ka shtuar ai.

Të premten, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e MASHT-it për organizimin e shkollave, duke thënë se nuk ka qenë kompetencë e kësaj ministrie dhe se me këtë vendim është cenuar përgjegjësia komunale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore