Lajme

Kastrati i reagon Nagavcit: “Shpërfillja e normave të shtetit nga ana e pushtetit është shfqaje e një pushteti anti-kushtetues”


Qëndron Kastrati, Ish-kryetar i Komunës së Kamenicës, anëtarë i PSD-së

Deklaratat e fundit të Ministres së Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci e cila është munduar të minimizoj vendimin  Gjykatës Kushtetuese duke thënë se “ajo nuk trajtoi të drejtën kushtetuese të fëmijëve për shkollim”, ish kryetari i Komunës së Kamernicës, Qëndron Kastrati i ka quajtur “manipulime me opinionin publik”.

“Ajo duke tentuar të shfajësohet thotë se e ka respektuar obligimin ligjor, prandaj e ka shkelur Kushtetutën. Kjo si fillim është absurde, sepse Kushtetuta është akt më i lartë juridik se ligji.”, ka reaguar Kastrati përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ajo jo që nuk e ka përmbushur obligimin ligjor për t’ua siguruar të drejtën e fëmijëve për shkollim, ajo e ka shkelur atë në vazhdimësi përmes veprimeve të saj të jasht-ligjshme dhe antikushtetuese”, ka vazhduar më tej Kastrati.

Tutje, siç ka shkruar më tej ish-Kryetari i Kamenicës, “Nagavci, pretendon se shkelja e saj e Kushtetutës nuk ka vazhduar të prodhojë pasoja për nxënësit në Kamenicë. Kjo nuk është e vërtetë. Ata nxënës të cilëve rendi juridik i Kosovës nuk ua njeh klasën e vitit të kaluar, po vazhdojnë mësimin jashtëligjshëm. Ata do ta humbin edhe një vit”.

Qëndron Kastrati sërish ka kërkuar dorëheqjen e Ministre së Arsimit nga pozita që mbanë, për shkak se ka shkelur Kushtetutën e shtetit duke ndërhyrë në rregullimin e sistemit arsimor në Komunën e Kamenicës, pas vendimeve që kishte ndërmarrë ai si kryetar bashkë me Drejtorinë komunale të Arsimit.

“E kuptoj që për një politikane pa moral politik, ideja e dorëheqjes është tronditëse. Në këtë mënyrë ajo po gjen çdo arsyetim që të vazhdojë të përfitojë nga privilegjet e pushtetit, me gjithë që e ka shkelur Kushtetutën. Ajo tenton t’i justifikohet opinionit publik që ani se e ka shkelë Kushtetutën një herë, ajo nuk po vazhdon ta shkelë”.

“Një logjikë e tillë e të gjykuarit do ta amnistonte çdo kriminel që dikur ka vjedhur shtetin, por meqë sot nuk po e vjedhë nuk duhet të ndiqet nga organet, apo të marr përgjegjësi për veprimet”.

Në fund, ka shkruar Kastrati, ministrja Nagavci po tenton ta vendosë veten mbi shtetin dhe Kushtetutën duke thënë që “Kushtetuta s’ka nevojë të respektohet sepse është e kufizuar vetëm në vlerësimin e përputhshmërisë formale, dhe është pushtetari, ai që i vlerëson aspektet përmbajtësore të principeve të organizimit dhe udhëheqjes së shtetit”.

“Ky është precedent i rrezikshëm”.

“Shpërfillja e normave të shtetit nga ana e pushtetit është shfqaje e një pushteti anti-kushtetues”.

Ministrja vazhdon të trumpetojë centralizimin e organizimit të ofrimit të arsimit publik, ndonëse duke filluar nga Karta Europiane për Vetqeverisje Lokale, Ligji për Vetqeverisje Lokale e Ligjet e Arsimit e thonë qartë që përgjegjës për organizimin e arsimit fillor dhe të mesëm janë pushtetet më afër qytetarit, pra komunat.

“Ministre mos krijo precedent të rrezikshëm për shtetndërtimin, mos e pengo zhvillimin e arsimit cilësor. Jep dorëheqje!”, ka përfunduar Kastrti.

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

Ministrja është deklaruar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për organizmin e mësimit alternativ të nxënësve në Komunën e Kamenicës.

Ajo ka konsideruar se “situata faktike e krijuar që nga fundi i muajit korrik të vitit 2021 dhe në vijim, është plotësisht në përputhje me përcaktimin e Aktgjykimit në fjalë, prandaj MAShTI-i nuk ka nevojë të ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të tillë”.

Ndonëse ministrja ka thënë se MAShTI-i konsideron që vendimi përbën një vlerësim të kufizuar (për shkak të karakterit objektiv të juridiksionit të saj) të gjendjes së krijuar dhe ajo ka shtuar se respekton këtë vendim në plotni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore