
Karsten Warholm ka arritur të fitojë medaljen e artë në 400 metra me pengesa.
Këtë, ai e ka bërë shumë mirë, duke arritur edhe rekordin botëror.
Norvegjezi arriti që me një kohë 45.94 të fitoj medaljen e artë.
Warholm theu rekordin që mbahej qysh nga viti 1977.
Nga 46.70, në 45.94.
I dyti përfundoi Rai Benjamin i SHBA-ve, po ashtu me një kohë më të mirë se rekordi botëror i mëparshëm.
Koha e tij ishte 46.17. I treti përfundoi Alison dos Santos nga Brazili, duke fituar medaljen e bronztë.
/Albanianpost.com