Jetesë & Stil

Kardashians, një familje e bashkuar


Kim  Karadiashian është  një nga personazhet e famshme, më të njohura në botë. Ajo fiton vetem me një postim në Instagram, fiton më shumë para se dikush i cili punon gjatë gjithë jetës së tij.

“Keeping Up With the Kardashians” është seriali që familja Kardashian bënë bujë të madhe. Në një nga seritë, Kimi u detyrua të shtirej sikur i pëlqente i dashuri i së motrës.

Ndërkohë që Klohe ishte në prag të lindjes, dhe e gjithë familja po qëndronte pranë së motrës. Kim po qëndronte pas shpinës Tristan Thompson, dhe bëre me shenja të cilat  nënkuptonin “do të vras”. Pastaj qeshi dhe nxori gjuhën.

Kjo skenë në “Keeping Up with the Kardashians” zemëroi dhe kënaqi shumë njerëz në të njëjtën kohë. Por përtej gjithë skandaleve dhe vështirësive familja Kardashian duket që qëndrojnë së bashku.

“Ata janë një familje e fortë te cilët qëndrojnë gjithmonë të bashkuar. Kjo gjë është shumë frymëzuese.”, tha tha Farnaz Farjam,  producent ekzekutiv i cili ka punuar në seri që nga premiera e sezonit 1 në 2007.

Pavarësisht çdo gjëje që ka ndodhur në këtë reallity show, ai mbahet ndër më të ndjekurit. Këtë pranverë këto episode shënojnë fundin.

Ky reallity show vërtetoi se transmetimi i sherreve, përleshjeve, lindjeve, vdekjeve, abuzimit me substanca, procedurat penale, reklamat, shënon audience absolute.

Seriali është gjithashtu fundi i një epoke për vetë Kardashians . Kim, Kourtney, Khloé, gjysmë motrat Kendall dhe Kylie Jenner dhe nënën dhe menaxherin Kris Jenner .

“Njerëzit do të ishin naivë që të mos i kushtonin vëmendje kësaj shfaqjeje. Ishte Shekspirian ”, tha Ryan Bailey, drejtuesi i podcastit të TV realitetit“ So Bad It’s Good”.

E gjitha kjo bëri që motrat Kardashian të zotërojnë kompani me vlerë miliarda dollarë, të tilla si Kylie Cosmetics dhe markat e bukurisë KKW të Kim. Kendell shënoi një karrierë si supermodele për dizajnerët e nivelit të lartë. Duke bërë kështu që ata të ndiqen nga 900 milionë ndjekës.

Disa të famshëm përpiqen të shmangin skandalet, por për Kardashin ato janë si oksigjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore