Sport

Kaos në derbin e Sevijës, ndeshja ndërpritet pasi tifozët hedhin sende në drejtim të Jordan-it (FOTO)


Është ndërprerë sfida mes Real Betis-it dhe Sevilla-s e vlefshme për Copa del Rey. Sfida u luajt në “Benito Villamarin” dhe deri në minutën 46 ishte në barazim 1-1.

Ndeshja u shoqërua nga momente tensioni, derisa kulmoi me hedhjen e sendeve në fushë. Një prej të cilëve kapi dhe lojtarin mik, Joan Jordan-in. Çka më pas do të sillte dhe ndërprerjen e ndeshjes.

Sfida po luhej për raundin e 1/8-ve të Kupës. Më herët u luajtën tre sfida. Mallorca 2-1 Espanyol, Sporting Gijon 0-0 Cadiz (2-4 me penallti) dhe Girona 1-2 Rayo Vallecano.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore