Muzikë

Kanye West thotë se “Cardi B nuk i shkruan tekset e veta, erdhi në muzikë për ta zëvendësuar Nicki Minaj”


Pamjet e një dokumentari të supozuar të rep artistit, Kanye West nga viti 2018 gjetën rrugën e tyre për të depërtuar në internet.

Në klipin, i cili mund të shihet më poshtë, West po flet me dikë në telefon për mendimet e tij për pozitën e rep artistes, Cardi B në industrinë botërore të muzikës.

“Kjo është arsyeja pse Cardi B është atje. Cardi B është një bimë nga iluminati”, thotë Kanye.

“Ajo nuk i shkruan repturat e veta. Ajo thjesht performon për të tingëlluar sa më injorante. Dhe pastaj bën këngë e merr ca para”, shton Ye, duke iu referuar vargut të Cardi në këngën e G-Eazy “No limit (Remix).

Madje, Kanye, dëgjohet të thotë se Cardi thjesht po përpiqet ta zëvendësojë rep artisten, Nicki Minaj në industrinë e muzikës.

Sipas yllit të hitit “Famous”, Cardi B “kujton se është bekim nga universi”, por Kanye thotë se “ky nuk është realiteti”.

“Ajo fjalë për fjalë e zëvendësoi Nicki Minaj. Me qëllim, e vendosën atje. Dhe tani, ajo nuk di çfarë të bëjë. Ajo nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Ajo mendon se është thjesht një bekim nga universi. Por, nuk është asnjë bekim nga universi”, shtoi ai.

Komentet e Kanye West ishin bërë pesë vjet përpara se ai të bashkëpunonte me Cardi B në këngën “Hot S**t” me Lil Durk në vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore