Lajme

Kanoset kryetari i Prizrenit, arrestohen dy persona të dyshuar


Kryetari i Prizrenit, Shaqir Tojaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, është kanosur nga dy persona të martën e 25 janarit, të cilët janë arrestuar nga Policia.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Dje me datë 24.01.2023 në sektorin rajonal të hetimeve në Prizren, kryetari i Komunës së Prizrenit ka raportuar se rreth orës 20:00 është kanos nga një i dyshuar”.

“Kryetari ka thënë se është kanosur nga një i dyshuar. I dyshuari ia ka përcjellë mesazhin nëpërmjet të dyshuarit të dytë, te djali i Totajt”, ka thënë Bytyqi.

Arsyeja e kanosjes ndaj kryetarit dyshohet se është pakënaqësia e personit ne fjalë me vlerësimin që Komuna e Prizrenit ia ka bërë pronës së tij.

“Fjala është për një pronë-shtëpi e cila ka disa vite që përfundon rrugën “tranziti i ri” në Prizren”.

Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë nga organet e rendit.

“Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndal në ndalim policor për 48 orë”.

Kanosje të ngjashme ndaj kryetarit të Prizrenit kishte pasur edhe në të kaluarën.

Më 18 tetor të 2022, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zarif Berisha ishte dënuar më 600 euro gjobë për kanosje përmes telefonit ndaj kryetarit të Prizrenit.

Në aktakuzë thuhej se i akuzuari Berisha tek i dëmtuari Totaj kishte dërguar sërish “sms” përmes telefonit më 24 qershor 2022, në ora 18:56, me përmbajtjen “me kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe, nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.

Përmes këtyre veprimeve, tek i dëmtuari Totaj është thënë se është shkaktuar ndjenja e frikës, ankthit dhe pasigurisë në jetën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore