Lajme

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës sulmohet me vezë


Gjatë ditës së enjte në lagjen “Kodra e Trimave”, të Prishtinës janë gjuajtur vezë në drejtim të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka qenë në një aktivitet në këtë lagje të kryeqytetit kur disa persona gjuajtën me vezë në drejtim të tij.

Gjatë kësaj ngjarje vjen edhe reagimi i Rimës, i cili tha se nuk ka vend për panik dhe se Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja dhe dashuria.

“Takimet me banoret e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë baze e lirisë se shprehjes”, ka thënë Rama.

Ka shumë të pakënaqur në qytetin tonë. Mirëpo nuk ka vend për penikë.

Ndërsa me 29 maj, arkitekti Përparim Rama, ishte prezantuar si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.

“Përvoja e jashtëzakonshme e tij me punë në Londër tash e sa vjet e bën Përparimin një aset nacional të vendit; një përfaqësues të denjë të komuniteti profesional e shoqërisë në përgjithësi – brenda e në diasporë padallim”, pati shkruar Abdixhiku në Facebook.

I njohur për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në Neë York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë – Rama i Prishtinës mbanë një bagazh të mbresëlënës të shenjave që i mbijetojnë kohës”.

“Tani ka ardhë koha që ecjen e tij nëpër botë ta ndërpresim; e këtë bagazh të madh të tij ta kthejmë në qytetin e tij e tonin – në Prishtinë. Ky vend bëhet mirë kur më të mirët japin veten. Përparimi është i tillë”, kishte shkruar kreu i LDK-së.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore