Kandiç: Thaçi nga Haga i tregoi Qeverisë Kurti se SHBA-të janë aleati më i rëndësishëm

Aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, si “mesazh ndaj Qeverisë së Kosovës” e vlerësoi deklaratën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para trupit gjykues në Hagë se liria nuk do të kishte qenë e mundur pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Hashim Thaçi nga Haga i ka dërguar mesazh të qartë qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës se SHBA-të janë aleati më i rëndësishëm. Ai tha gjithashtu se ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë një hetim ndërkombëtar në lidhje me raportin e Dick Marty në Këshillin e Evropës”, shkroi Kandiç në rrjetin e saj në Twitter.

“Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time. Ne besuam në vendosmërinë tonë për të qenë të lirë. Por të gjithë e dinim se pa bashkësinë ndërkombëtare e veçanërisht SHBA-në, nuk do mund të ishim të lirë”, deklaroi Thaçi, i cili ka nisur betejën e tij të fundit me drejtësinë më 3 prill.
Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, profesori Fehmi Agani, ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati amerikan Richard Hoolbroke e disa të tjerë, janë përmendur nga Thaçi si personalite që mund të dëshmonin pafajësinë e tij.
“Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi që në këtë gjykatë të dëgjojmë dëshmitë e Sekretares së Shtetit, Medeleine Albright, sekretarit të jashtëm Holdbrooke, presidentit Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Agani, Adem Demaçi…”, shtoi ai.
Kandiç ka qenë një ndër njerëzit e rrallë në Beograd, që ka justifikuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe këtë e ka thënë hapur. Ajo më pas ka mbështetur edhe pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Ishte mysafirja e vetme nga Serbia në Kuvendin e Kosovës, në ceremoninë e shpalljes së pavarësisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mahmuti: Akuzuat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë sajesa, kanë qëllim diskreditimin e pastërtisë së luftës çlirimtare
-
Mahmuti: S’i kam lexuar akuzuat e Speciales, më shkaktojnë nervoz të madhe – janë të pavërteta
-
Mahmuti në Speciale: Kam qenë i angazhuar në mbrojtën politike të UÇK
-
Refuzohen nga Specialja nëntë kërkesa për statusin e viktimave pjesëmarrëse ndaj ish krerëve të UÇK-së
Lajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje