Sport

Kampionia Luiza Gega zbulon shpërblimet financiare


Kampionia Luiza Gega ka zbuluar shpërblimet financiare që përfiton nga suksesi i arritur duke rrëmbyer vendin e parë në Evropë në tre mijë metra me pengesa.

“Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar, përfitoj 4 milionë lekë. Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së tre mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 6 milionë lekë të tjera”.

Kështu ka deklaruar Gega pas ceremoni shtetërore.

Në total kampionia do të përfitojë 10 milionë lekë.

Po ashtu do të marrë titullin “Kolonele” dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë.

Sakaq, Bashkia Tiranë po përgatit një shpërblim tjetër enkas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore