Sport

Kampionët të cilët pritën me vite për të ngritur lartë trofeun


Synimi kryesor i klubeve të futbollit, është që të fitojnë trofe, ku njëri më të dëshirueshmit, është titulli kampion.

Në të gjitha ligat e famshme evropiane, kampionati ka mbaruar, me klubet që tashmë janë shpallur kampionë.

Mirëpo ky vit solli befasi, me disa nga klubet të cilat ngritën lartë trofeun, pas një kohe të gjatë.

Periudhën më të gjatë pa titull kampion e mbanë aktualisht Sportingu i Lisbonës, të cilët këtë sukses nuk e kanë shijuar prej 19 vjetësh.

Hera e fundit kur skuadra nga Lisbona ngriti lartë trofeun më të dëshiruar në Portugali, ishte sezoni 2001/02, ku në atë kohë grumbulluan 75 pikë.

Sportingu shpall kampion i këtij sezoni me 85 pikë të grumbulluara, duke lënë mbrapa Porton dhe Benfican të cilat, viteve të fundit kanë dominuar në futbollin portugez.

Pritje të gjatë pa u shpallur kampion, kishte edhe klubi i Interit, të cilët e ngritën lartë trofeun e Serie A, pas një periudhe prej 11 vjetësh.

Skuadra e Inter grumbulloi 91 pikë, duke lënë prapa kushërinjtë e tyre Milanon me 12 pikë më pak.

Herën e fundit kur Inter fitoi ligën e Italisë, ishte sezoni 2009/10, kur pas 38 xhirove kishin 82 pikë, vetëm dy më shumë se Roma e vendit të dytë.

Në Francë, skuadra e Lille priti hiq më pak se 10 vjet për të ngritur lartë trofeun.

Ata u shpallën kampionë të Francës, duke lënë prapa skuadrën të mbushur me plotë yje, Paris Saint Germain.

Hera e fudnit kur Lille u shpall kampion i Francës, ishte sezoni 2010/11, të cilët pas 38 ndeshjeve të luajtura, grumbulluan 76 pikë duke lënë prapa skuadrën e Marselle me tetë pikë më pak.

Pritje të gjatë për të shijuar titullin kampion në La Ligën spanjolle, pati edhe skuadra e Atletico Madrid.

Atletico u shpall kampion i Spanjës pas tetë vjetësh, duke lënë prapa një dominim të gjigantëve, Real Madrid dhe Barcelona.

Skuadra madrilene doli e para në tabelë me 86 pikë, dy më shumë se Reali i vendit të dytë dhe shtatë më shumë se Barcelona e vendit të tretë.

Hera e fundit kur skuadra e Diego Simeones u shpall kampin i Spanjës, ishte sezoni 2013/14, ku pas 38 ndeshjeve grumbulluan 90 pikë, tri më shumë se Barça e Reali.

Në Premierligën angleze Manchester City u shpall kampion i këtij sezoni duke grumbulluar 86 pikë, 12 më pak se rivalët e tyre të qytetit, Manchester United.

Skuadra e Guardiolas, këtë sukses e shijoi edhe dy vite më parë.

Për dallim nga ligat e forta evropiane, në Bundesligën gjermane, skuadra e Bayern Munich nuk po gjen konkurrent në ligë.

Gjiganti bavarez, arriti që të shpallet kampion i Gjermanisë, për të nëntën herë radhazi, kështu duke koleksionuar 30 tituj kampion në Bundesliga.

Hera e fundit që një ekip tjetër ngriti lartë trofeun, ishte Borussia Dortmund në sezonin 2011/12.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore