Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se Serbia është duke e shtuar presionin ndaj shqiptarëve të Luginës pasi që është paralajmëruar protesta “për identitet e dinjitet”, të hënën e ardhme.
Kamberi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka deklaruar se po përballen me presion e intimidim.
“Në dritën e paralajmërimit të Protestës “Për Identitet e Dinjitet,” që do të mbahet të hënën, ora 11:00 në sheshin e Bujanocit, po përballemi me një valë të re presioni dhe intimidimi të nga ana e Policisë dhe organeve ligj – zbatuese në Bujanoc e Vranjë”, ka shkruar ai.
Ai ka theksuar se kjo çfarë po bën Serbia është përpjekje e hapur për të frenuar reagimin popullor dhe për të heshtur zërin e shqiptarëve.
Ndër të tjera, Kamberi ka njoftuar se një qytetar është arrestuar për shkak të një komenti që është bërë në lidhje me protestën në rrjetet sociale duke u akuzuar për veprën penale “Nxitje e urrejtjes ndërnacionale”.
“Padyshim nuk duhet shprehur mirëkuptim për nxitjen e dhunës apo urrejtjes, sidomos kur kjo ndodh në një komunë multietnike, siç është Bujanoci, ku edhe ashtu raportet janë të ndërlikuara”.
“Por, padyshim, që reagimi i jonë i përbashkët kundër dhunës duhet të jetë universal e jo selektiv, sidomos kur kemi të bëjmë me reagimin e organeve të rendit dhe sigurisë që kanë për obligim për trajtim të njëjtë të të gjithë qytetarëve”.
Shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës janë të shtypur sistematikisht nga institucionet e Serbisë.
Madje, atyre nuk iu lejohet as përdorimi i flamurit kombëtar.
Kjo ishte njëra nga çështjet që ishte ngritur edhe në Senatin amerikan si dhe pasivizimi i adresave që Serbia po i bënë shqiptarëve, posaçërisht në Medvegjë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
-
Propaganda e Vuçiç-it: Qeveria e Kosovës ndjek një ideologji “anarkiste-marksiste-hoxhiste”
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
Lajmet kryesore
-
Sigurim shëndetësor dhe jetësor për policët – as këtë premtim s’e mbajti Albin Kurti
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë