Lajme

“Kam drojën që ikja e mjekëve do të vazhdojë”, thotë Vitia


Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur frikën se ikja e mjekëve do të vazhdojë edhe këtë vit.

Teksa është pyetur në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale se për ndonjë strategji për të ndaluar ikjen e mjekëve dhe specializantëve, ai është shprehur se “kam drojën se ikja e mjekëve do të vazhdojë”, pavarësisht që sipas tij “kushtet në QKUK janë përmirësuar”.

“Një gjë e kam vërejtur është që ky migrim është i pashmangshëm, po vazhdon edhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, por po vazhdon edhe në vende si Gjermania duke ikur në Zvicër dhe ky është një fenomen që ne përkundër të gjitha masave që i kemi marrë në përmirësimin e rrogave, shtesave, kushteve, pajisjeve, kam drojën që do të vazhdojë”.

“Ideja është që ne duhet të bëjmë planifikime duke u bazuar edhe në këtë drejtim”, deklaroi Vitia.

Sipas tij, angazhimi i tyre për ta transferuar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është duke vazhduar.

“Në shkurtin e 2023-s, mendoj që ka qenë rritja më substanciale për mjekët specialistë, kjo ka qenë e para në këtë funksion, sa i përket kushteve të punës, po në QKUK janë duke u bërë transformime rrënjësore në shumë prej klinikave të cilat kanë pas nevojë që të investohet për shumë vjet me radhë”.

Në pothuajse secilën klinikë të QKUK-së ka mungesë të stafit shëndetësore.

klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së nëse do të punësoheshin vetëm katër specialistë, më nuk do të kishte listë të pritjes prej 3.5 vjetësh e nuk do të duhej të dërgoheshin afër 40 veta jashtë Kosovës për shërim që kushton mbi 1 milion euro.

Punësimi i katër mjekëve do të ishte një zgjidhje e menjëhershme, efikase dhe jo e kushtueshme, por Ministria e Shëndetësisë po refuzon – për arsye që askush nuk i bënë të qarta – që t’i punësojë këta katër profesionistë.

Këtë nevojë urgjente e ka prezantuar për herë të fundit para organeve me 6 maj 2023 edhe Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, por nuk i është përgjigjur askush pozitivisht, derisa specialistët që nevojitën në klinikë po mbesin në pritje pa punë, me rrezikun që të largohen nga Kosova e të punësohen në ndonjë vende të Perëndimit.

Për shkak të kushteve të rënda dhe keqmenaxhimit, kuadri specialistik mjekësor, po vazhdon të ikë nga Kosova me qëllim për të kërkuar punë në vende të ndryshme të botës.

Problemi i ikjes së mjekëve nga Kosova, ka filluar që në vitin 2016 kur qeveria ndaloi së hapuri konkurset për specializantë.

Ndërsa, profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa urgjente, në mënyrë që të zvogëlohet numri i ikjes së mjekëve nga Kosova.

Planet qeveritare, sipas asaj që është prezantuar deri më tani, janë dhënë kryesisht si platforma të përgjithshme, ku nuk flitet për probleme specifike të shëndetësisë.

Dhe derisa qeveritarët ndërrohen, ikja e mjekëve të rinj mbanë ritmin e njëjtë.

Një nga Klinikat kryesore të QKUK-së para kolapsi, sepse Arben Vitia refuzon të hap konkurs për pranimin e 4 specialistëve të kirurgjisë vaskulare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore