Aplikacione

“Ka kontribuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor tek të rinjtë”, paditet kompania Meta


Meta po përballet me akuzat për mashtrim në lidhje me rrezikun e përdorimit të mediave sociale dhe ndikimin negativ që kjo ka në shëndetin mendor të të rinjve.

Padia federale thotë se Meta ka përdorur mekanizma të varësisë për të “kapur” përdoruesit, ndërsa fshehu rreziqet e platformave të saj.

Padia gjithashtu pretendon se Meta ka shkelur ligjet për mbrojtjen e konsumatorit. Një pjesë e padisë fokusohet në të dhënat e mbledhura nga fëmijët nën moshën 13 vjeç, që shkelin kushtet e Meta sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve në internet.

Why Meta? | IMS - Creative Ad Agency

Prokurorja e shtetit të New York- ut, Leticia James, akuzoi kompanitë e mediave sociale, përfshirë Meta, se kanë kontribuar në një krizë kombëtare të shëndetit mendor tek të rinjtë dhe duhet të mbahen përgjegjës për këtë.

Meta është përgjegjëse për platformat e njohura si Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Kompania ka përgënjeshtruar akuzat duke theksuar angazhimin e saj për ofrimin e përvojave të sigurta dhe pozitive në internet për adoleshentët dhe familjet e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore