Sport

Juventus kërkon vazhdimësinë në Serie A, Monza pengesa e radhës


(Reuters)

Monza dhe Juventus fillojnë fundjavën e Serie A kur takohen në stadiumin “U-Power” të premten mbrëma (ora 20:45).

“Zonja e Vjetër” është mirë në garën për titullin me pak më shumë se një të tretën e sezonit të luajtur, por Monza u tregua kundërshtar i ndërlikuar për ta sezonin e kaluar.

Pas gjithë kaosit gjatë sezonit 2022-23 për Juventus-in, ata i janë përgjigjur shkëlqyeshëm kësaj fushate, pasi një fillim i mirë do të thotë se aktualisht janë sfiduesit më të afërt të Inter-it në krye.

Fundjavën e kaluar “Derby d’Italia” mes dy palëve ishte një betejë e tensionuar dhe e vështirë por përfundoi në barazim 1-1.

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, mund të ketë qenë pak i frustruar kur pa që skuadra e tij dështoi të shënonte një portë të pastër të shtatë radhazi, duke pranuar një gol të shpejt pasi kaloi në epërsi me Dusan Vlahovic, por barazimi i mban ata vetëm dy pikë nga zikaltërve.

Vetëm një humbje nga 13 ndeshjet e tyre të para të sezonit sugjeron se Juventus-i do të jetë i vështirë për t’u mposhtur dhe menaxheri i Inter-it, Simone Inzaghi, pohon se mungesa e tyre në futbollin evropian do t’u japë atyre një avantazh të madh.

Bardhezinjtë gjithashtu kanë fatin të luajnë të parët në tre javët e ardhshme të ndeshjeve, duke luajtur të premten mbrëma në çdo rast, që do të thotë se ata mund të shkojnë në krye përpara se të luajë Inter-i, dhe rivalët e tyre më të afërt kanë një provë të ndërlikuar kundër Napoli-t këtë fundjavë.

Megjithatë, Monza u tregua kundërshtar i vështirë për Juventus-in sezonin e kaluar, duke kompletuar një dopietë të jashtëzakonshme ndaj skuadrës së Allegri-t në debutimin e tyre në Serie A, duke u bërë vetëm skuadra e dytë që fitoi dy ndeshjet e para të ligës së parë kundër tyre. Një fitore 1-0 këtu shtatorin e kaluar ndihmuan që fushata e tyre në ligë të niste në fluturim, përpara se të udhëtonin në “Allianz Stadium” dhe të fitonin 2-0 në një paraqitje heroike në mbrojtje.

Pas një sezoni të mirë të parë në Serie A, as te Monza nuk ka pasur shenja të rënies në sezonin e dytë, pasi ata janë në kërkim të futbollit evropian.

Duke përfituar nga shumë prej klubeve që kanë fillime të ngadalta, Monza qëndron në vendin e nëntë dhe është vetëm tre pikë larg Roma-s, në vendin e pestë.

Rekordi  në mbrojtje i Monza-s ka qenë i shkëlqyer këtë sezon, me Juventus-in vetëm një nga tre skuadrat që ka pësuar më pak gola (Inter, Bologna).

Ndërkohë që ka qenë e vështirë për t’u arritur, Monza nuk ka pranuar më shumë se një gol në një lojë që nga disfata e javës së tretë me Atalanta-n.

(Getty Images)

Pas dëmtimeve në shtator, të dy Gianluca Caprari (gju) dhe Armando Izzo (muskuj) mbeten jashtë fushës për Monza-n.

I riu Samuele Vignato ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit, por mesfushori tjetër Andrea Colpani është ai që duhet mbajtur në sy, pasi aktualisht po vëzhgohet nga skuadrat e ligës së lartë të Italisë.

Problemet me dëmtimet për Juventus-in në lidhje me Danilo dhe Mattia De Sciglio do të thotë se Andrea Cambiaso mund të vazhdojë në krahun e djathtë, por Weston McKennie është përdorur në këtë pozicion disa herë këtë sezon.

Shoku i skuadrës së McKennie te SHBA-të, Timothy Weah, ka qenë gjithashtu një lojtar i rregullt në krahun e djathtë, por ai është jashtë për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Hans Nicolussi Caviglia filloi ndeshjen e tij të parë në ligë për Juventus-in që nga viti 2019 në “Derby d’Italia”, pasi dëmtimet dhe tre periudha të mëvonshme huazimi e kanë bërë atë të padisponueshëm.

Duke pasur parasysh pezullimet për Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli në mesfushë, rikthimi i Nicolussi Caviglia është në kohën e duhur dhe ai mund të shohë rritjen e kohës së tij të lojës gjatë muajve të ardhshëm.

Formacionet e mundshme

Monza: Di Gregorio; D’Ambrosio, Pablo Mari, Caldirola; Ciurria, Gagliardini, Pessina, Kyriakopulos; Colpani, Colombo, Dany Mota.

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Chiesa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore