Sport

Juventus-i gjen zëvendësuesin e Rabiot


Juventusi po përgatitet për largimin e mundshëm të Adrien Rabiot në verë dhe ka identifikuar Davide Frattesi-n si zgjedhjen e tyre të parë për ta zëvendësuar atë.

Kontrata e mesfushorit francez skadon në qershor të këtij viti dhe ai as nuk do të mendojë të diskutojë një kontratë të re nëse klubi nuk arrin të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Më 19 prill, Juventusi do të zbulojë fatin e tyre pasi Collegio di Garanzia i CONI-t do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo ankesën e tyre kundër zbritjes së 15 pikëve që iu dha në janar.

Siç theksohet nga “Tuttosport”, klubi nga Torino beson se Frattesi i Sassuolo-s do të ishte zëvendësuesi ideal për Rabiot dhe ata tashmë kanë filluar të planifikojnë disa takime me shoqëruesit e tij.

Mesfushori 23-vjeçar italian është gati të bëjë kërcimin drejt një klubi më të mirë dhe do të ishte i lumtur të bashkohej me bardhezinjtë edhe nëse ata nuk do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Roma është gjithashtu e interesuar për Frattesi-n dhe raportet e fundit sugjeruan se Manchester United po e ndiqte nga afër.

Kujtojmë që Frattesi po zhvillon një sezon të mirë me Sassuolo-n, i cili ka shënuar shtatë gola në 27 ndeshje në Serie A.

Mesfushori gjithashtu numëron edhe katër paraqitje me kombëtaren e Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore