Sport

Juventus-i dhe Porto jo vetëm për Ligën e Kampionëve


Juventus-i dhe Porto do të takohen në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve, por bardhezinjtë kanë edhe synime të tjera. Ekipi nga Torino është i interesuar për Tomas Esteves-in. Lojtari në pronësi të Porto-s që aktivizohet te Reading-u.

Esteves-i është i huazuar deri në fundin e këtij sezoni te anglezët dhe më pas do të rikthehet te Porto. Në fakt mbrojtësi i djathtë, 18-vjeçar, ka një kontratë deri në fundin e këtij sezoni me portugezët, por që rinovimi duket thjeshtë çështje kohe.

Vlera e Esteves-it në tregun e transferimeve sipas Transfermarket-it është rreth 8 milionë euro. Shumë që për Juventus-in është lehtësisht e përballueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore