Sport

Juventus dhe Milan të interesuar për Isco-n


Skuadrat italiane, Juventus dhe Milan, janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Real Madrid-it, Isco.

29-vjeçarit spanjoll i skadon kontrata me madrilenët në qershor të vitit të ardhshëm dhe spanjolli nuk është më në planet e trajnerit, Carlo Ancelotti, andaj largimi i tij duket i pashmangshëm.

Sipas “Calciomercato”, dy klubet italiane janë të interesuara për të transferuar futbollistin spanjoll në verën e ardhshme me parametra zero, pasi që atëherë do të mbetej futbollist i lirë.

Reali ishte i gatshëm ta shesë futbollistin për 15 milionë euro në merkaton e fundit verore, por asnjë klub nuk pagoi atë shumë për futbollistin.

Isco u transferua në Madrid gjatë verës së vitit 2013 nga skuadra e Malaga-s, për shumën e 30 milionë eurove.

Ai shihej si një futbollist me potencial të lartë te klubi mbretëror, por gjërat ndryshuan në mënyrë drastike në sezonin 2018/19 për spanjollin, dhe që atëherë, asgjë nuk ka qenë e njëjtë me Isco-n që ka humbur formën që kishte dikur.

Mesfushori spanjoll, në total ka zhvilluar 339 takime me fanellën e Realit, ku ka kontribuar me 51 gola dhe 56 asistime në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore