Sport

Juventus dhe Inter janë në garë për transferimin e mesfushorit italian


Juventus dhe Inter janë duke u ballafaquar mes vete për transferimin e mesfushorit të Sassuolo-s, Davide Frattesi-n.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Juventus-i tashmë e ka bërë ofertën e parë për mesfushorin italian.

Sipas asaj që shkruan ”Tuttosport” bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajë rreth 30 milionë euro për shërbimet e mesfushorit të Italisë.

Megjithatë, mediumi i lartcekur shkruan se Juve do ta ketë konkurrencë të fortë Inter-in, të cilët gjithashtu kërkojnë ta transferojnë mesfushorin e talentuar.

(Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Kujtojmë që Frattesi është pjesë e Sassuolo-s që nga vera e vitit 2017, kur u transferua nga Roma për 5 milionë euro.

Që nga ajo periudhë, 23-vjeçari ishte i huazuar në klube të ndryshme si: Roma, Ascoli, Empoli e Monza.

Këtë sezon Frattesi ka shënuar gjashtë gola në 30 paraqitje në Serie A, ndërsa me Sassuolo-n ka kontratë deri në vitin 2026.

Frattesi gjithashtu numëron edhe katër paraqitje zyrtare me Kombëtaren A të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore