Sport

Juventus dëshiron katër yje në janar


Skuadra e Juventus-it nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, por dëshiron ta rregullojë në bazë të nënshkrimeve të reja gjatë merkatos së janarit.

Në agjenden e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” janë katër lojtarë sipas “Coalciomercato”. Bëhet fjalë për Adama Traore, Cristian Pulisic, Avan Ndicka dhe Alejandro Grimaldo.

Traore është rikthyer te Wolverhampton pas huazimit te Barcelona, ​​por duket se nuk ka të njëjtën rëndësi që kishte më parë.

Deri më sot, lojtari ka luajtur vetëm 115 minuta të shpërndara në pesë ndeshje zyrtare. Juventus është gati të bëjë një propozim për të në janar. Më parë Wolves kërkonte 30 milionë euro, por tani do të duhet të ulë ndjeshëm pretendimet.

Pulisic nuk është i rëndësishëm për Cheslea-n. Ai mbërriti për t’u bërë ylli i “Stamford Bridge”, por është shumë larg nga kjo.

Ndicka do të ishte shpenzimi më i madh që bardhezinjtë do të ishin të gatshëm të bënin pasi sot ai është i padiskutueshëm te Eintracht Frankfurt.

Mbrojtesi i talentuar francez kushton 32 milionë euro. Ai është një opsion i mirë për Juventus-in pasi përveçse aktivizimit në qendër të mbrojtjes, mund të përshtatet dhe majtas.

Grimaldo është një tjetër lojtar që pëlqehet shumë në “Allianz Stadium”. Ai luan si mbrojtës i majtë dhe ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Benfica-n. Afrimi i tij nuk do të kërkonte sforco të madhe ekonomike.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore