Stil

Justin Timberlake planifikon të sqarohet publikisht rreth Britney Spears-it në një intervistë me Oprah Winfrey


Këngëtari amerikan, Justin Timberlake po mendon të bëjë një intervistë sqaruese me Oprah Winfrey pas thumbimeve publike mes tij dhe ish të dashurës së vet, artistes Britney Spears.

Ish-anëtari i “*NSYNC”, u akuzua për tallje me këngëtaren e hitit “Toxic”, javën e kaluar në koncertin e tij të ditëlindjes, kur ai tha se nuk kishte kujt t’i kërkonte falje para se të dilte në këngën e tij “Cry Me a River”, që thuhet se kishte të bënte me Britney-n dhe tradhtinë që ajo i kishte bërë kur ishin bashkë.

Një burim ka zbuluar tanimë për The Sun se si ai dëshiron të përdorë një bisedë me Oprah, për të adresuar publikisht pasojat e grindjes së tij të re me këngëtaren, transmeton AlbanianPost.

Justin Timberlake.

“Justin nuk është vërtet i lumtur se si gjërat kanë shkuar. Ai donte që muzika të fliste vetë, por kjo nuk po ndodh qartë. Komentet e tij në skenë vetëm sa i kanë shtuar benzinë zjarrit. Ideja e një bisede ulur me dikë si Oprah Winfrey u shfaq muaj më parë dhe tani është kthyer në listën e alternativave”, tha burimi i brendshëm.

“Ai me të vërtetë nuk dëshiron ta bëjë këtë, por sa më e fortë të bëhet reagimi, aq më shumë mendon se mund t’i duhet”, shtoi burimi.

Justin pushtoi titujt mediatikë në vitin 2023 pasi Britney zbuloi në librin e kujtimeve të saj “The Woman in Me” se ajo kishte një abort ndërsa ata ishin në lidhje pasi ai “nuk donte të bëhej baba” dhe “nuk ishte e lumtur”.

Justin u tha fansave në koncertin e tij “One Night Only” në New York City më 31 janar, të mbajtur në ditëlindjen e tij të 42-të: “Do të doja të shfrytëzoj këtë rast për t’i kërkuar falje absolutisht askujt”.

Britney Spears, Justin Timberlake.

Britney, e cila ishte në lidhje me Justinin nga viti 1999 deri në vitin 2002, kishte thënë para koncertit të ditëlindjes së Justinit se donte t’i kërkonte falje kujtdo që e kishte lënë “të ofenduar” nga autobiografia e saj, duke thënë në një mesazh të fshirë në Instagram: “Më vjen shumë keq”.

Më pas ajo iu drejtua Justinit, duke shtuar: “Doja të thoja gjithashtu se jam e dashuruar me këngën e re të Justin Timberlake, ‘Selfish’”.

Spears tha në kujtimet e saj se e kishte tradhtuar Justinin”një herë” me balerinin dhe koreografin Wade Robson.

Britney Spears më në fund e pranon se e ka tradhtuar Justin Timberlake me balerinin Wade Robson

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore