Stil

Justin Timberlake pjesë e dokumentarit të Janet Jackson


Kanë kaluar 18 vjet që kur artistët, Janet Jackson dhe Justin Timberlake tronditën tifozët sportiv me shfaqjen e tyre famëkeqe të pjesës së parë të “Super Bowl”, dhe tani ata duket të jenë bashkuar përsëri fshehurazi.

Sipas një burimi të njohur me produksionin, Timberlake thuhet se do të shfaqet në premierën e dokumentarit të shumë përfolur të Jackson, të quajtur “Lifetime/A&E”.

“Justin është në të. Më thanë se do të jetë në dokumentar. Është si sekret i madh. Ai është surpriza, ashtu si Super Bowl”, tha burimi për Page Six.

Aso kohe, Jackson solli Timberlake si një mysafir surprizë kur ajo kryesoi shfaqjen e pjesës së parë në vitin 2004 në “Super Bowl”.

Dyshja e përfundoi setin duke interpretuar këngën e Timberlake, “Rock Your Body”, kur Justin grisi bluzën e Jackson, duke ekspozuar gjoksin e saj, bashkangjitur me lëvizje të pakooridinuara.

Janet Jackson dhe Justin Timberlake, 2004 – “Super Bowl”.

Pas incidentit famëkeq të “mosfunksionimit të garderobës”, karriera e Jackson mori një goditje dhe karriera solo e Timberlake në atë kohë u rrit.

Ai u ftua përsëri për të performuar në vitin 2018, dhe madje iu drejtua Jackson për t’u bashkuar me të, por që kjo e fundit e kishte refuzuar.

Në një klip të publikuar përpara premierës, vëllai i Jackson-it, Randy, i cili është gjithashtu menaxheri dhe bashkëprodhuesi i saj në film, thotë se –  “Justin dhe ekipi i tij janë përpjekur të na kontaktojnë rreth Super Bowl”.

Megjithatë, Timberlake nuk u shfaq në asnjë promo për dokumentarin, pjesë e të cilit janë, yje si Missy Elliott, Mariah Carey, Whoopi Goldberg dhe Samuel L. Jackson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore