Muzikë

Justin Timberlake i thotë “lamtumirë” dramave në lidhje me Britney Spears


Këngëtari, Justin Timberlake duket se po i thotë “lamtumirë” dramave të fundit në lidhje me ish të dashurën e tij të dikurshme, artisten, Britney Spears.

Gjatë performancës së tij në Fontainebleau në Las Vegas, Timberlake dha një paralajmërim përpara se të performonte “Cry Me a River”, i cili thuhet se ka të bëjë me Spears.

@chynnatok @Justin Timberlake ♬ original sound – chynna

“Asnjë mungesë respekti”, tha ai, në një video të fansave të postuar në TikTok.

Timberlake, i cili ishte në lidhje me yllin e popit nga viti 1999 deri në 2002, publikoi këngën në të njëjtin vit kur u ndanë.

Videoklipi i këngës ngjalli reagime nga fansat, pasi një grua që u shfaqë në video dukej pothuajse identike me yllin e hitit “Toxic”.

“Nuk duhet të thuash, çfarë bëre, unë tashmë e di, e mora vesh prej tij”, këndon krijuesi i hitit “Sexy Back”.

Në librin e kujtimeve të Spears, “The Woman in Me”, ajo pranoi se e kishte tradhtuar Timberlake, 42 vjeç, “një herë” me koreografin Wade Robson.

“Ne ishim jashtë një natë dhe shkuam në një bar spanjoll. Kemi kërcyer e kërcyer. U takova me të atë natë”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja e “Gimmie More”, 42 vjeçe, tha se Timberlake pranoi të kalonte tradhtinë pasi ajo kaloi vite “besnike ndaj Justin” dhe e kishte gjithë fokusin në të.

Por pasi dyshja u ndanë, Spears pranoi se kënga më e mirë e ish-it e bëri atë të ishte një “vajzë që kishte thyer zemrën e djalit të artë të Amerikës”.

“Ndjeva se nuk kishte asnjë mënyrë në atë kohë për të treguar anën time të historisë”, shkroi Spears në librin e saj.

“Nuk mund ta shpjegoja, sepse e dija se askush nuk do të merrte anën time sepse Justin tanimë e kishte bindur botën për versionin e tij. Nuk mendoj se Justin e kuptoi fuqinë që kishte për të më turpëruar. Unë nuk mendoj se ai e kupton deri më sot”, shkroi tutje ajo.

Spears gjithashtu pretendoi se Timberlake e tradhtoi disa herë me “një person tjetër të famshëm”, identitetin e të cilit ajo nuk e zbuloi.

Fituesja e “Grammy-t” detajoi lidhjen e saj trevjeçare me yllin e hitit “Mirrors” në kujtimet e saj, duke zbuluar se ajo kishte një abort.

Ajo pretendoi se Timberlake “nuk ishte i lumtur për shtatzëninë” dhe pretendoi se ata “ishin shumë të rinj” për të pasur një fëmijë.

“Jam i sigurt se njerëzit do të më urrejnë për këtë, por unë rashë dakord të mos lindja fëmijën. Nuk e di nëse ky ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë. E megjithatë Justin ishte aq i sigurt se nuk donte të bëhej baba”, ka shkruar ajo.

Timberlake u nis me nxitim në Meksikë me gruan e tij, Jessica Biel, dhe djemtë e tyre Silas, 8, dhe Phineas, 2, muajin e kaluar pas reagimit të ashpër që mori nga libri i Spears.

Pavarësisht se komentet e tij në Instagram janë ende pjesërisht të paaftë për të shmangur urrejtësit, ai ngadalë po i largon kritikët dhe po kthehet në qendër të vëmendjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore