Julian Alvarez do të jetë sulmuesi i ri i Manchester City-t.
Skuadra nga “Etihad” ka arritur marrëveshje me River Plate për transferimin e fantazistit të ri argjentinas.
21-vjeçari u bë për një kohë të shkurt një emër shumë i kërkuar në mbarë Evropën, me skuadrat më të mëdha që shfaqën interes për shërbimet e tij.
Fillimisht ishin Real Madrid dhe Barcelona skuadrat që raportoheshin në ndjekje të sulmuesit argjentinas, mirëpo dy gjigantët spanjoll hoqën dorë me fokusin kryesor të tyrë që është caktuar Erling Braut Haaland.
Pastaj në garë u futën Milan dhe Manchester United.
Mirëpo asnjëra nga këto nuk arriti nënshkrimin me talentin e ri, përveç skuadrës që u fut e fundit në garë – Manchester City.
Skuadra e drejtuar nga Guardiola veproi shumë shpejtë duke arritur mënjeherë marrëveshje, edhe me klubin edhe me futbollistin.
Manchester City do të paguajë një shifër prej 18 milionë euro për shërbimet e Alvarez.
Futbollisti do të qëndrojë në huazim në Argjentinë deri në fund të sezonit, dhe gjatë verës do të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Guardiola.
Një vit pas largimit të Aguero-s, “Aguero i ri” po vjen mbi supet e Julian Alvarez.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Lufta në Ukrainë me një milion viktima, Ivan Krastev: Sa njerëz mund të humbni para se të humbni të ardhmen?
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe