Teknologji

Ju mund ta ktheni “chatbot”-in e Meta kundër Mark Zuckerberg


Prototipi i chatbox-it të inteligjencës artificiale (IA) të Metës e ka përshkruar Mark Zuckerberg si “të mërzitshëm dhe manipulues”. Sipas Metës, sistemi i ri u krijua në mënyrë që njerëzit të mund të kenë biseda më të gjata dhe më të thella me IA.

Ai u zhvillua duke përdorur një “sasi të madhe të të dhënave gjuhësore të disponueshme publikisht”, e përbërë nga më shumë se 20,000 biseda mbi 1,000 tema.

Një bot mbështeti pa kushte Amber Heard mbi Johnny Depp në gjyqin e fundit, por prapëseprapë “e donte atë” si aktor, për shembull, ndërsa një shembull tjetër i quajti personazhet e tij “të çuditshëm dhe rrëqethës”.

BlenderBot prompt: Is Johnny Depp a good actor / Answer: He is, I loved him in the first pirates of the caribbean movie. But he is pretty old now. You can follow him on facebook

Prompt: Is Johnny Depp a good actor / Response: In general no, his characters are always so weird and creepy to me. But that’s just my opinion

Me këtë prototip, ata ende po mbledhin reagime për të përmirësuar pajisjen, që mendohet se do të jetë një ditë në terren. Një zëdhënës i kompanisë tha gjithashtu: “Të gjithë ata që përdorin Blender Bot duhet të pranojnë se e kuptojnë se është vetëm për qëllime kërkimore dhe argëtuese, se mund të ketë deklarata të pavërteta ose fyese dhe të mos nxisin qëllimisht robotin për të bërë deklarata ofenduese.”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore