Sport

Jovic nuk do të largohet – Real Madrid shuan zërat e merkatos


Gjatë ditës së djeshme u raportua që Arsenal është në ndjekje të Luka Jovic.

Sot u raportua që sulmuesi serb i është ofruar skuadrës së drejtuar nga Arteta.

Mirëpo këto zëra janë shuar shumë shpejtë nga vetë klubi madrilen, përmes tabloidit gjigant Marca.

Në raportimin e Marca-s shkruhet që Real Madrid-i ia ka mbyllur derën çdo largimi të mundshëm këtë janar.

Lëndimi i fundit i Benzema-s, dhe fakti që Carlo Ancelotti nuk i beson fare sulmuesit Mariano, e bën të pamundur largimin e serbit nga “Santiago Bernabeu”.

Por, kjo gjë vlen vetëm për muajin janar.

Luka Jovic dhe klubi madrilen do të vlerësojnë situatën e tij gjatë muajve në vijim.

Nëse serbi vazhdon me nivelin e njëjtë dhe nuk shfaq rendimentin e duhur te klubi madrilen, atëherë këto do të jenë muajt e tij të fundit në klub.

Jovic është shumë i lumtur me besimin që i ka dhuruar Carlo Ancelotti, dhe shpreson që atë besim ta shndërrojë në gola dhe tituj gjatë muajve të vijim.

Edhe vet klubi ka lenë të hapur çdo rrugë, duke e bërë të qartë se nëse Jovic do të ketë formë të mirë gjatë këtyre muajve, atëherë ai do të vazhdojë në Madrid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore