Kosova

Jovanoviç: Jam rrugës për Prishtinë për takim me Kurtin


Çedomir Jovanoviç dhe Albin Kurti

Presidenti i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç, ka njoftuar përmes platformës X se është nisur për të ardhur në Kosovë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Albin Kurti.

“Rrugës për në Prishtinë për takim me Kurtin, më vjen keq që nuk po shihni reagimet e policëve serbë dhe shqiptarë, serbi thotë ‘na ndihmoni të kuptojmë njëri-tjetrin’, polici nga Kosova me buzëqeshje duke e zgjatur dorën ‘mirë se erdhe’, ka shkruar ai.

Muajin e kaluar, ai ka njoftuar se do t’u hyjë zgjedhjeve të reja në Serbi që do mbahen më 17 dhjetor nën sloganin “Duhet ndryshe” dhe me një kampanjë në të cilën synon t’ua tregojë qytetarëve serbë të vërtetën për Kosovën e pavarur.

Jovanoviç pati njoftuar se ka vendosur të hyjë në zgjedhje për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe heshtjes së Serbisë

Ai kishte theksuar se nuk dëshiron të jetojë në një shtet ku qytetarët zgjedhin mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe liderit të partisë opozitare serbe “SSP”, Dragan Dilash.

“Nuk do të gënjej popullin për Kosovën, që të ofroj ndonjë rrugë më të lehtë, sepse në fund të asaj rruge do të zhdukeshim”, ka potencuar Jovanoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore