Sport

Jose Mourinho e kërkon Marcelo-n te Roma


Pak ditë më parë, Jose Mourinho morri zyrtarisht detyrën si trajner i ri i Romës.

Trajneri portugez, një ndër më të suksesshmit në histori të futbollit, ka filluar një aventurë të re dhe të vështirë në kryeqytetin italian.

Synimi i tij është rikthimi i klubit roman në piedestal të futbollit italian.

Skuadra që ka në dispozicion, siç thotë Mourinho, është shumë e talentuar, dhe nevojë të madhe për përmirsim nuk ka.

Por, gjithsesi, klubi italian ka filluar të shikoj për përmirsime të vogla, me emra të mëdhenj.

Lëndimi i Leandro Spinazzola-s në EURO 2020, do ta mbajë italianin jashtë fushave për rreth gjashtë muaj, dhe 2021-ta ka përfunduar për të.

Në këtë mënyrë, Roma ka filluar të kërkojë për një futbollist që është i gatshëm të shërbej në afat të shkurtër.

Emri i parë në listën e tyre, është Marcelo, kapiteni i ri i Real Madrid-it.

Roma ka dërguar ofertë zyrtare për shërbimet e brazilianit.

Mbretërorët nuk e kanë Marcelo-n në listën e shitjes, por para fillimit të merkatos, ata kanë bërë të ditur se situata e tij është e njëjtë me atë të Isco-s.

Pra, nëse një ofertë e mirë arrin, klubi do të konsiderojë largimin e tyre.

Marcelo ka punuar me Mourinho-n më parë, dhe një bashkim mund të jetë i mundshëm tani.

Problemi qëndron te futbollisti, i cili duket shumë i lumtur me faktin që është kapiteni i parë i klubit, dhe dëshiron që vitet e fundit të karrierës t’i kaloj në Madrid.

A do të jetë Marcelo në lëvizje, apo do të mbetet në Madrid, do të zbulohet shumë shpejt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore