Sport

Jorginho dëshiron rikthimin te Napoli, por …


Agjenti i futbollistit të Chelsea-t dhe Kombëtares së Italisë, Jorginho-s ka folur rreth të ardhmes së italo-brazilianit. Sipas agjentit, Joao Santos-it, lojtari dëshiron të rikthehet te Napoli, por është shumë i kushtueshëm për ta.

Jorginho e kujton me nostalgji kohën te Napoli dhe është i hapur për t’u rikthyer. Santos-i në një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli pohoi gjithçka rreth dëshirave të mesfushorit.

“Jorghino dëshiron të kthehet në Itali dhe nëse Napoli do të ketë vullnetin për ta kthyer atë në skuadër, ne do të jemi gati”, tha Santos-i.

“Ai ka ende dy vite kontratë me Chelsea-n. Kushton 50 milionë euro për momentin dhe ende ka një kontratë dy-vjeçare. Është e vështirë për De Laurentiis-in të shpenzojë kaq shumë. Për mendimin tim, Marina Granovskaia e Chelsea-t pas disa kohësh do të na propozojë rinovimin”.

Santos-i shton se Jorgihno gjithashtu pëlqehet edhe nga top tre ekipet italaine, Juventus-in, Milan-in dhe Inter-in, duke i hapur rrugën transferimit në Itali.

“Ai ka një dëshirë, pasion për të (Scudetto-n). Do të jetë e rëndësishme për të që të paraqitet mirë në Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës me Italinë. Mancini po e bën atë dhe më të fortë”.

“Rritja e Jorge vazhdon nga të gjitha pikëpamjet. Ai është një djalë inteligjent dhe studion shumë si lëvizjet që trajneri kërkon prej tij ashtu edhe kundërshtarët”.

“Ata (Juventus-i) kanë Arthur-in në atë rol në mesfushë. Drejtori sportiv i Juventus-it, Fabio Paratici, e njeh Jorginho-n dhe për mendimin tim, në Itali për të janë të interesuara Milan-i dhe Inter-i, jo vetëm Juventus-i. Nëse një trajner shikon një lojtar si Jorginho është e sigurtë që e pëlqen”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore