Film

Jon Snow rikthehet në serinë e vazhdimit të “Game of Thrones“


Kit Harington si Jon Snow në sezonin e fundit të Game of Thrones.

Një vazhdim spin-off i serialit të famshëm ‘Game of Thrones’ me personazhin shumë të pëlqyer Jon Snow, të cilin e luan Kit Harington, është në zhvillim në platformën HBO.

Konfirmuar nga revista “Hollywood Reporter” të premten, shfaqja e paidentifikuar deri më tani do të zhvillohet pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Game of Thrones.

E vendosur mbi botën e librave fantazi të autorit George RR Martin, seriali i cili u shfaq për gati një dekadë, midis viteve 2011 dhe 2019, u bë një nga shfaqjet më të mëdha televizive të të gjitha kohërave.

Martin nuk ka përfunduar ende shkrimin e librave, me fansat që kanë pritur 11 vjet deri më tani për të librin e gjashtë nga gjithsej shtatë librat që janë paraparë të botohen.

Seriali përfundoi me Snow-in, që më parë mendohej se ishte djali bastard i Ned Stark, duke kuptuar se ai mund të ishte një trashëgimtar i fronit të hekurt. Në skenat e fundit, Snow shkoi në mërgim nga Westeros për të filluar një jetë të re.

Deri më tani është e pakonfirmuar nëse ato pak fytyra të njohura që jetonin ende në fund të serialit famëkeq – si gjysmëmotrat e tij Arya Stark (Maisie Williams) dhe Sansa Stark (Sophie Turner) – mund të shfaqen sërish.

Sin-off i ardhshëm i HBO i titulluar “House of the Dragon”, i vendosur 200 vjet përpara Game of Thrones, do të fillojë më 21 gusht. Sin-off të tjera të konfirmuara më parë nga HBO përfshijnë “Tales of Dunk and Egg, 10,000 Ships” dhe “Nine Voyages”, të cilat janë të gjitha paraprirje.

Kit Harington u nominua për dy çmime Emmy për performancën e tij si Snow.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore