Lajme

Johanesburg: Të paktën 73 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë


Numri i viktimave është rritur në 73, sipas një postimi nga qyteti i Johannesburg në X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter.

Llogaria zyrtare tha se numri i të plagosurve ishte tani 52, ndërsa shërbimet e urgjencës vazhduan operacionin e tyre të kërkimit dhe rikuperimit brenda ndërtesës.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press” dhe transmetuesi “Al Jazeera”.

Të paktën një fëmijë ishte në mesin e të vdekurve dhe të plagosurit nga flakët po marrin trajtim në “institucione të ndryshme të kujdesit shëndetësor”, tha zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburg-ut, Robert Mulaudzi

Mulaudzi sqaroi se ndërtesa ishte në fakt një “vendbanim informal” ku njerëzit e pastrehë ishin zhvendosur në kërkim të strehimit pa ndonjë marrëveshje zyrtare qiraje.

Ai tha se kjo e bëri të vështirë për punonjësit e shpëtimit kërkimin e ndërtesës.

Mund të ketë pasur deri në 200 njerëz që jetonin në ndërtesë, thanë dëshmitarët.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, sipas faqes së lajmeve në internet të Afrikës së Jugut News24.

Zjarri u shua kryesisht, sipas autoriteteve, por tymi mund të shihej nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të qytetit.

Nga disa dritare vareshin edhe vargje çarçafësh dhe materiale të tjera.

Nuk ishte e qartë nëse njerëzit i kishin përdorur ato për t’i shpëtuar zjarrit ose nëse po përpiqeshin të shpëtonin pasurinë e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore