Sport

Joao Felix pozitiv me COVID-19


Sulmuesi 21 vjeçar i liderit të La Liga-së, portugezi Joao Felix, pas testeve të kryera në mëngjesin e ditës së mërkurë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lojtari ka shfaqur simptoma të lehta dhe për momentin është vetizoluar në shtëpinë e tij në Madrid.

Lajmin për infektimin e Felix e ka bërë zyrtar Atletico Madrid përmes llogarisë së tyre në Twitter:

Felix është lojtari i 5-të i Atletico Madrid që rezulton pozitiv me COVID-19, pas Luis Suarez, Angel Correa, Yanick Carrasco dhe Stefan Savic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore