Jetesë & Stil

Jennifer Aniston – dikur ka punuar si postiere me biçikletë


Jennifer Aniston - Aktore

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston, së fundmi ka bërë bujë ndërsa ka zbuluar se dikur para se të futej në botën e aktrimit, kishte punuar si një postere dhe atë jo me veturë, por me biçikletë.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një paraqitje në emisionin “The Tonight Show with Jimmy Fallon”,  ajo ka theksuar se i ishte dashur të punojë profesione të ndryshme për të siguruar jetesën.

Jennifer Aniston dhe Jimmy Fallon.

“Unë kam qenë një postiere me biçikletë për një ditë në New York. Kam punuar edhe në një agjenci reklamash pas shkollës. Nëna ime në të vërtetë punonte atje”.

“Pra, për të fituar para shtesë, do të bëja punë të çuditshme. Dhe një ditë postieri i tyre thjesht nuk u shfaq”, rrëfeu Aniston, e cila u transferua nga Los Angeles në New York, gjatë kohës kur ajo ishte fëmijë.

Aniston vazhdoi të fliste për punën, me stafin që e pyeti nëse mund të ngiste një biçikletë, për të cilën ajo tha se patjetër që mundej.

Ylli i “Friends” vazhdoi të tregoi se sa e rrezikshme ishte një ditë e saj si postierë, ndërsa ka treguar se është ndeshur me një komunikacion të dendur.

Jennifer Aniston.

“Në trurin tim, nuk e di se si i mbijetova asaj dite, sepse ishte njësoj si të jesh në ‘Fifth Avenue’ me trafik dhe gjithçka tjetër aty”.

“Unë mendoj se mund të kem hipur në një taksi vetëm për të përfunduar ditën”, ka shpjeguar Aniston.

Ndryshe, muaj më parë, jeta private e Aniston u përfol shumë në shtypin rozë, teksa u aludua se ajo dhe Brad Pitt ishin ribashkuar.

Por, një gjë të tillë, aktorja e kishte mohuar në një intervistë për magazinën “People”, teksa është shprehur e lumtur për martesën pesë vjeçare me Pitt.

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.

“Ishte absolutisht argëtuese. Por, edhe sot, Brad dhe unë jemi shokë, jemi miq”, tha ajo.

“Ne flasim dhe nuk ka asgjë të çuditshme, përveç të gjithëve që ndoshta e shikuan atë me ëndje dhe vazhdojnë të na duan bashkë, të na shohin bashkë. Por, jo. Ne jemi vetëm miq”, pati thënë Jennifer Aniston.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore