Sport

Javë vendimtare për rinovimin e kontratave te Milan-i


Drejtuesit e klubit të Milan-it duhet të mendojnë jo vetëm për afrimet e futbollistëve në këtë afat kalimtar veror, por edhe për rinovimin e kontratave me drejtorët e tyre.

Kështu Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë mbetur pa kontrata me klubin e Milan-it dhe kjo ka bërë që të ngecin bisedimet edhe për transferimin e futbollistëve.

Emra si Sven Botman dhe Renato Sanchez vijojnë të presin Milan-in për të kompletuar transferimin te kuqezinjtë, pasi kanë arritur marrëveshjen me Maldin-in muaj më parë, megjithatë heshtja nga Milano ka bërë që klube të tjera të hyjnë në garë dhe të komplikojnë negociatat.

Këtë e ka të qartë edhe Ivan Gazidis, që pritet të ulet në tavolinë gjatë kësaj jave me Maldin-in dhe Massara-n për të rinovuar kontratën e tyre dhe për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, pikërisht nga dyshja e drejtuesve.

Vetëm pas rinovimit me ta, atëherë do të marrin udhë disa operacione merkatoje të kuqezinjve, që po mbajnë ende të bllokuar lojtarë si Botman, Origi e Sanchez.

Nga ana tjetër Stefano Pioli vijon i qetë pushimet dhe ka marrë garanci nga drejtuesit se për sezonin e ri do të ketë të paktën katër përforcime, një mbrojtës, një mesfushor, një sulmues qendror dhe një sulmues krahu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore