Sport

Java fillon me lajme të mira për Bayern-in


12 prilli ka filluar shumë mirë për Bayern-in dhe për Hansi-Flick.

Në stërvitje është rikthyer ylli i skuadrës, Robert Lewandowski.

Polaku u dëmtua në ndeshjen me Andorrën, në kuadër të ndeshjeve të Kombëtares së Polonisë.

Lëndimi i pësuar i pamundësoi polakut pjesëmarrjen në ndeshjet përballë Leipzig, Paris Saint-Germain dhe Union Blerin.

Sot, Lewandowski ka bërë stërvitje me dhe pa top.

Mjeku i skuadrës së Bayern-it thotë që është e pamundur që polaku të jetë i pranishëm përballë PSG-së. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë skuadra, duke mos e përfshirë në listën për ndeshjen në Paris.

Është shumë e vështirë që Lewandowski të arrijë në kohë për ndeshjen e fundjavës që Bayern-i e zhvillon përballë Wolfsburg-it.

Por, gjithsesi, kthimi i Lewandowski-t është lajm shumë pozitiv për Bayern-in, të cilët ende s’e kanë siguruar titullin kampion në Bundesliga.

Robert ka shënuar 35 gola deri më tani në Bundesliga dhe është në ndjekje të rekordit prej 40 golave nga Gerd Muller në vitin 1972.

Ka edhe gjashtë ndeshje deri në fund të Bundesliga-s, se a do arrij Lewandowski të thyejë rekordin e Muller-it, mbetet për t’u parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore