Kosova

Jasharaj s’i mohon veprimet sindikale: Qeveria s’po përgjigjet për kërkesat tona


Ilustrim

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar mundësinë që viti i ri shkollor të nis me probleme për shkak të metodës së furnizimit me tekste shkollore.

Ai thotë se mbështesin fillimin e vitit të ri shkollor, por në shtator do të mblidhen për të vendosur në lidhje me kërkesat e tyre, për të cilat qeveria nuk u ka kthyer përgjigje që nga maji i këtij viti kur ato u bën publike, teksa nuk përjashtoi veprimet sindikale.

“Sa i takon SBASHK-ut, viti i ri shkollor do të fillojë, besoj kam frikë me telashe për shkak të teksteve, pastaj ne gjatë shtatorit do ta kemi takimin e Këshillit Drejtues, që është organi më i lartë mes dy kongreseve dhe ata janë përfaqësues, po them të gjithë të punësuar në arsim që nga çerdhet deri në universitet dhe ata do të sjellin mendimet e bazës të anëtarësisë dhe cilitdo qoftë vendimi i Këshillit Drejtues ne si staf, si Kryesi e SBASHK-ut do ta respektojmë”, tha Jasharaj për Zërin.

Jasharaj kritikoi Ministrinë e Arsimit për mënyrën e shpërndarjes së librave, ku sipas tij pas vështirësive që u panë vitin e kaluar, ky dikaster vendosi ta përsëritë mënyrën e njëjtë të shpërndarjes së teksteve shkollore, ndërsa tha se mënyra më e mirë e shpërndarjes së teksteve, është ajo e viteve të kaluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore