Lajme

Japoni: Ekonomia tkurret me 4.8% për shkak të COVID


Ekonomia e tretë më e madhe në botë pësoi rënien e saj më të keqe midis prillit dhe qershorit, për shkak të pandemisë. Coronavirusi goditi dy faktoret kyesorë të ekonomisë japoneze, konsumin e brendshëm dhe eksportet.

Konsumi privat, i cili përbën më shumë se gjysmën e ekonomisë, u rrit 2.2% në tremujorin e fundit tetor-dhjetor të vitit 2020. Kjo solli një ngadalësim duke e krahasuar me rritjen prej 5.1% gjatë tremujorit korrik-shtator.

Ekonomia e Japonisë pati rritje në tremujorët e tretë dhe të katërt, dhe kjo solli shitjen e shumë produkteve të bizneseve private jashtë shtetit.

Rritja vjetore përllogaritet me vlerën prej 12.7%. Japonia mund të jetë në rrugën e duhur për një rimëkëmbje të fortë dhe të shpejtë.

Ekonomia u rrit me 3% midis tetorit dhe dhjetorit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Por rritja ishte dukshëm më e ngadaltë se në tremujorin e mëparshëm, kur ekonomia u zgjerua me 5.3%.

Ekonomia e Japonisë u tkurr me 4.8% gjatë gjithë vitit, rënia e saj e parë që nga viti 2009.

Por rritja është akoma e brishtë dhe mund të pengohet nga kufizimet që mund të vijnë nga një valë tjetër e COVID-19.

Një ekonomist japonez,Takumi Tsunoda, ka deklaruar se pret që rimëkëmbja të vijë me vonesë pasi Japonia mbetet prapa ekonomive perëndimore në shpërndarjen e vaksinave.

“Kushtet janë të tilla që Japonia nuk do të jetë në gjendje të shmangë rritjen negative në tremujorin e parë”.

Tsunoda tha se ekziston një mundësi e lartë që të ketë një përsëritje të kufizimeve për shkak të coronavirusit.

“Konsumi nuk ka të ngjarë të rikuperohet me ritmin e pritur”.

Në dhjetor, qeveria prezantoi një skemë stimulimi që synonte të tërhiqte ekonominë e dytë më të madhe në botë nga rënia e saj.

Kjo skemë çoi shpenzimet totale të Japonisë në rreth 3 dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore