Kosova

Janë të papranueshme përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën, thotë kryediplomati kroat


Gordan Grliç Radman

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman, pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Evropian, si të vetmen platformë ku mund t’i normalizojnë raportet.

Kryediplomati kroat ndër të tjera ka kërkuar nga Serbia që të ndalojë çdo përpjekje për ta destabilizuar Kosovën.

“Këto përpjekje nuk janë të papranueshme”, ka thënë Radman.

Në anën tjetër ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një prononcim të shkurtër për media pas takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ka bërë të ditur se Gjermani do të dërgojë rreth 150 trupa shtesë në Kosovë në javët në vijim.

Kryediplomatja gjermane ndër të tjera ka theksuar se angazhimi i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor shkojnë paralelisht.

“Misioni EUFOR garanton sigurinë në Bosnje e Hercegovinë dhe KFOR-i në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, ka thënë shkurt ajo.

Baerbock konfirmon se Gjermania do të dërgojë 150 trupa shtesë në Kosovë

Në prag takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kërkoi nga Kosova dhe Serbia që ta rrisin vullnetin e tyre për të zbatuar Marrëveshjet e dalura nga dialogu në atë mënyrë për të vazhduar rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Union.

Diplomati spanjoll theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të BE-së dhe NATO-s në Kosovë gjegjësisht misionit të EULEX-it dhe KFOR-it.

“BE-ja dhe NATO-ja janë përballur disa herë me momente të vështira dhe ne do të vazhdojmë të mirëmbajmë sigurinë në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë, EULEX-i po luan një rol të rëndësishëm për këtë dhe një gjë të tillë e ka bërë me vite dhe do të vazhdojë ta bëjë”.

Kosova dhe Serbia ta rrisin vullnetin e tyre për të zbatuar Marrëveshjet, thotë Borrell

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore