Sport

James Maddison në “radarin” e Arsenal-it


James Maddison

Arsenali mund të largojë një numër lojtarësh, ndërsa klubi mundohet të arrijë marrëveshje me lojtarin e Leicester City, James Maddison.

Daily Mail raporton se Mikel Arteta e shikon 24-vjeçarin si një objektiv kryesor këtë verë pas largimit të Martin Odegaard.

Besohet se Leicester nuk janë të gatshëm të dëgjojnë një ofertë prej 58 milionë eurosh, por një lëvizje që përfshinte ndërrim të lojtarëve mund t’i tundonte ata.

Maddison ka impresionuar shumë që nga bashkimi me Leicester në vitin 2018 nga Norëich City për rreth 23 milionë euro.

Ai ka pasur 98 paraqitje në Premier League në atë kohë, duke qenë i përfshirë në 38 gola.

Dy lojtarët e Arsenal-it, Reiss Nelson dhe Ainsley Maitland-Niles thuhet se janë në dispozicion për çdo marrëveshje të mundshme.

Nelson, 21 vjeç, ka pasur 22 paraqitje në Premier League dhe 23 paraqitje në Bundesliga si huazim te Hoffenheim, por ende nuk është përfshirë plotësisht në skuadrën e Arsenalit, pavarësisht potencialit të tij.

23-vjeçari Maitland-Niles kaloi sezonin e kaluar në huazim te West Bromwich Albion, duke bërë 26 paraqitje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore