Sport

Jake Paul konfirmon se dueli me Mike Tyson do të zhvillohet


Jake Paul - Mike Tyson

Jake Paul ka konfirmuar zyrtarisht duelin e tij të ardhshëm me legjendën e boksit, Mike Tyson, pas një fitoreje ndaj Mike Perry.

Paul e detyroi arbitrin që t’i jepte fund meçit të tyre në raundin e gjashtë, i cili ishte planifikuar si zëvendësim për duelin me Tyson për shkak të frikës shëndetësore të ish-kampionit të peshave të rënda.

Paul tani ka kontaktuar Tyson për të finalizuar ndeshjen e tyre të shumëpritur. Dhe, ai njoftoi se dueli është caktuar për 15 nëntor dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në “Netflix”.

Shtyhet super përballja mes Mike Tyson dhe Jake Paul

“Mike Tyson, ti je djali tjetër i madh”, tha Paul. “Nënshkruani kontratën, 15 nëntor në Netflix. 100 për qind, po ndodh”.

Paul zbuloi se ai kishte të bënte me një dëmtim në fillim të ndeshjes së tij me Perry. Pavarësisht se nuk ndihej mirë dhe kishte një gisht të fryrë, ai siguroi fansat se këto çështje nuk do ta vononin përballjen e tij të ardhshme me Tyson.

“Nuk u ndjeva shumë mirë sonte”, pranoi Paul. “Unë kam qenë i dëmtuar më parë dhe kyçi im është i fryrë. Në thelb ishte thyer para duelit. Nuk e vonoi këtë luftë, unë jam një luftëtar!”.

Paul shprehu respekt dhe vendosmëri në deklaratën e tij për Tyson.

“Mike, të dua, por ky është sporti im tani”, tha Paul.

“Ti je një legjendë. Ti je një nga dy boksierët më të famshëm që ka jetuar ndonjëherë, përkrah Muhamed Ali-ut, ndaj jam i nderuar të ndaj një ring me ty. Por unë dua të marr fronin tënd”, theksoi ai.

Tyson, i cili u përball me një shqetësim shëndetësor në mes të një fluturimi, ka siguruar tifozët se do të rifillojë stërvitjen së shpejti.

Në një deklaratë për shtyp, ai shprehu mirënjohjen për ata që morën pjesë në ricaktimin e betejës.

“Edhe pse na u desh ta shtynim luftën, unë do të rifilloj stërvitjen së shpejti”, tha Tyson.

“Unë jam mirënjohës për stafin mjekësor që më trajtoi mua dhe për MVP, Netflix dhe AT&T Stadium që punuan me zell për të gjetur datën më të mirë për të gjitha palët”, vijoi ish-kampioni i peshave të rënda.

Lufta Jake Paul kundër Mike Tyson do të jetë një ngjarje e madhe. Tifozët mund ta shikojnë drejtpërdrejt në “AT&T Stadium” ose në “Netflix”.

Megjtiahtë, Tyson mbetet i sigurt për rezultatin.

“Rezultati do të jetë i njëjtë pa marrë parasysh se kur do të luftojmë. Jake Paul është duke u mundur”, përfundoi Mike Tyson.

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Mike Tyson dhe Jake Paul mund të thyejnë rekordin 61-vjeçar të boksit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore