Sport

Jadon Sancho prezantohet te Manchester United


Tashmë edhe zyrtarisht, futbollisti anglez, Jadon Sancho do të mbajë veshur fanellën e Manchester United nga sezoni i ardhshëm.

Sancho u prezantua sot te klubi anglez, me të cilët firmosi një kontratë për pesë vite, me opsion rinovimi edhe për një tjetër.

Klubi i Manchester-it, përmes faqes zyrtare ka prezantuar blerjen e re, për të cilin paguan 85 milionë euro në arkat e klubit të Dormund-it.

Edhe futbollisti 21-vjeçar u shpreh i lumtur për nënshkrimin me “djajtë e kuq”, teksa falënderoi edhe klubin e Dortmund-it.

“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Dortmundi-t, që më dha mundësinë që të luajë në ekipin e parë futboll, gjithmonë e kam ditur se një ditë do të kthehem në Angli. Për mua është ëndërr e bërë realitet transferimi në Manchester dhe mezi pres të luajë në Premierligë”, tha Sancho për faqen zyrtare.

Kujtojmë që Sancho u transferua nga Manchester City në Dormtund, për shumën e rreth 8 milionë eurove, derisa gjatë katër sezoneve me Dortmund-in, ka arritur të shënojë 50 gola dhe 64 asistime në 137 ndeshje në të gjitha garat.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore