Sport

Jadon Sancho do mungojë në kualifikimet e Kupës së Botës për shkak të një lëndimi


Anësori i Manchester United, Jadon Sancho do të mungojë në kualifikueset e Anglisë në Kupën e Botës kundër Andorrës dhe Polonisë për shkak të një lëndimi të vogël.

21-vjeçari u lëndua në stërvitje në fillim të kësaj jave, ai mungoi edhe në ndeshjen përballë Hungarisë.

Ai tani do të kthehet në klubin e tij, duke lënë Gareth Southgate me një skuadër prej 23 vetësh.

Një deklaratë nga Anglia tha se Sancho “pritet të shërohet në kohë” për të luajtur për Manchester United kundër Newcastle të shtunën më 11 shtator.

Sancho është paraqitur në tre ndeshjet e Premier League të Djajve të Kuq që kur u bashkua me ta për 73 milionë funte nga skuadra gjermane Borussia Dortmund në verë.

Ai debutoi në fitoren e tyre prej 1-0 në Wolves para pushimit ndërkombëtar.

Ish lojtari i të rinjve të Manchester City ka shënuar tre gola në 22 paraqitje për Anglinë.

Në paraqitjen e tij të fundit për Tre Luanët, ai humbi penaltinë në finalen e Kampionatit Evropian përballë Italisë.

Anglia pret Andorrën të dielën, para se të udhëtojë në Poloni të mërkurën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore