Sport

Jack Grealish i “përfshirë” në përdhunim, së bashku me Benjamin Mendy


Sipas mediave britanike, Jack Grealisht ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua në të njëjtën natë që ajo është përdhunuar në shtëpinë e Banjanim Mendy-t.

Të dy lojtarët janë pjesë e Manchester City-t dhe pse Mendy prej kohësh është pezulluar për shkak të disa çështjeve gjyqësore për përdhunim.

Futbollisti anglez thuhet se ka fjetur me 23-vjeçaren, e cila më pas u përdhunua nga i akuzuari, Mendy, gushtin e kaluar.

Lojtarët e Manchester City kishin qenë në klubin e natës China White në qytet përpara se të ktheheshin në rezidencën e Mendy pranë Prestbury, Cheshire, sipas gjykatës.

Vajza ka pohuar para trupit gjykues se ishte përdhunuar edhe nga 41-vjeçari, Mattuire gjatë kohës që kishin shkuar për të blerë alkool.

Ajo i kishte thënë një tjetër vajze se gjithashtu kishte bërë seks me Grealisht po atë natë që i kishin ndodhur dy përdhunimet.

Mendy dhe Mattuire i kanë mohuar kategorikisht akuzat. Ndërsa, Grealisht ende nuk ka bërë një reagim për ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore